Deri vonë, makinat elektrike shiheshin si automjete ekzotike dhe tani ato ngadalë po bëhen shumë të përdorshme. 

Shfaqja e një numri të madh të modeleve elektrike gjatë dy ose tri viteve të fundit e ka detyruar Top Gear, dikur konservatore, t’i kushtojë vëmendje të veçantë veturave elektrike.

Përzgjedhja për makinën më të mirë elektrike është e ndarë në disa segmente, dhe fituesi i përgjithshëm është Porsche Taycan Cross Turismo, transmeton Telegrafi.

Kjo është një surprizë për shumë, sepse modelet e Tesla nuk fituan në asnjë kategori dhe Polestar 2, i cili fitoi titullin e “veturës elektrike më të gjithanshme”.

“Polestar 2 spikat. Jo sepse është perfekt, por për shkak të karakterit të tij të hijshëm që i jep pak shpirt. Nëse e ardhmja e automjeteve elektrike bazohet në përpjekje të tilla pioniere, atëherë e ardhmja është me të vërtetë e ndritshme”, shpjegoi njohësi i këtyre modeleve Tom Ford.

Ju mund të shihni historinë e makinave më të mira elektrike më poshtë. /Telegrafi/