Afati kalimtar i verës 2025 sapo është mbyllur, por tashmë vëmendja është drejt lojtarëve që u skadon kontrata në verën e vitit 2026.

Ja 10 emrat më të mëdhenj që pritet të jenë lojtarë të lirë sezonin tjetër:


Frenkie De Jong (Barcelona) 

E ardhmja e tij te Barça është e pasigurt prej kohësh. Klubi ka tentuar ta shesë disa herë për të ulur barrën e pagës së tij prej 365,000 në javë. 

Serge Gnabry (Bayern Munich) 

Tashmë 30 vjeç, Gnabry ka qenë jo i qëndrueshëm për shkak të dëmtimeve dhe e ka humbur statusin si titullar i padiskutueshëm. 

Leon Goretzka (Bayern Munich) 

Ka fituar përsëri vendin si titullar nën drejtimin e Kompany, por mbetet e paqartë nëse do të rinovojë kontratën. 

Marc Guehi (Crystal Palace) 

Me kontratë që i skadon në verë, mbrojtësi pritet të largohet falas – Liverpool është favorit për ta nënshkruar. 

Ibrahima Konate (Liverpool) 

Kontrata i përfundon në të njëjtën kohë me Guehin, dhe shumëkush pret që ai të largohet nga klubi. 

Mike Maignan (AC Milan) 

Përkundër raporteve për një marrëveshje verbale për rinovim, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga klubi apo lojtari. 

Ruben Neves (Al-Hilal) 

al ittihad v al hilal saudi pro league scaled 1

Pas dy sezoneve të suksesshme në Arabinë Saudite, kontrata e tij mbaron në verën e ardhshme dhe nuk ka sinjale për rinovim. 

Antonio Rudiger (Real Madrid) 

Pas një pezullimi dhe operacioni në gju, nuk është më i sigurt si titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos. Në moshën 32-vjeçare, e ardhmja e tij në "Bernabéu" mbetet në pikëpyetje. 

Bernardo Silva (Manchester City) 

Prej vitesh është lidhur me largim. Me kontratë që përfundon në 2026, kjo mund të jetë vera e fundit e tij në Etihad. 

Dayot Upamecano (Bayern Munich) 

Edhe pse nuk ka përmbushur pritshmëritë e larta, ai është afër rinovimit me klubin dhe ka bindur drejtuesit për vazhdimësinë e tij./Telegrafi/

telegrafi sport app