LAJMI I FUNDIT:

Tom Ford merr statusin e miliarderit pasi shet markën e tij te “Estee Lauder”

Tom Ford merr statusin e miliarderit pasi shet markën e tij te “Estee Lauder”

Kompania “Estee Lauder” tha të martën se ra dakord të blinte markën amerikane të modës ‘Tom Ford’ për 2.8 miliardë dollarë (2.7 miliardë euro), marrëveshja më e madhe deri më tani, duke shtuar një linjë produktesh bukurie dhe veshjesh në portofolin e pronarit të markës “Clinique”.

Kjo e ka katapultuar Fordin, 61 vjeç, në statusin e miliarderit. Ai ka të ngjarë të fitojë 1.1 miliard dollarë (një miliard euro) personalisht nga marrëveshja pas tatimit, shkruan DailyMail.


Dizajneri do të qëndrojë në kompani si ‘vizionar kreativ’ deri në fund të vitit 2023. Kryetari i markës ‘Tom Ford’, Domenico De Sole do të mbetet gjithashtu si konsulent.

Pjesa e De Sole në kompani vlen rreth 259 milionë dollarë (250 milionë euro), aksionet e shitësit luksoz Zegna kapin vlerën e 345 milionë dollarëve (333 milionë euro) dhe konglomerati Grupo Americo Amorim zotëron një aksion me vlerë 230 milionë dollarë (222 milionë euro).

Sipas dosjeve, Ford zotëron personalisht 64 për qind të kompanisë dhe ka prona të patundshme që arrijnë në rreth 65 milionë dollarë (62 milionë euro).

Blerja do të mbyllet në fillim të vitit të ardhshëm. “Estee Lauder” tha se blerja markës së ‘Tom Ford’ do të ‘zhbllokojë mundësi të reja’.

Marrëveshja është e fundit në një seri blerjesh nga “Estee Lauder”, duke përfshirë marrjen e kontrollit të pronarit të markës së kujdesit të lëkurës ‘Ordinary Deciem’ vitin e kaluar për rreth një miliard dollarë.

“Estee Lauder” është tashmë e njohur për produktet e tyre të kujdesit të lëkurës duke përfshirë: “La Mer”, “Mac” dhe “Clinique”.

Ford themeloi kompaninë e tij në vitin 2005 pasi kaloi kohë si drejtor kreativ i “Gucci”. Gjatë kohës së tij në markën italiane të modës, shitjet u rritën nga 230 milionë dollarë (222 milionë euro) në tre miliardë dollarë.

Përveç veshjeve për meshkuj, gjiganti i modës është i specializuar në veshje për femra, kozmetikë dhe parfume.

Në vitin 2006, ai lansoi “Tom Ford Beauty”. Më parë, Ford ka punuar për “Yves Saint Laurent” dhe është kreu aktual i Këshillit të Dizajnuesve të Modës të Amerikës.

Në një deklaratë të shkurtër pas marrëveshjes, Ford tha: “Estée Lauder Companies është shtëpia ideale për markën”.

Ai vazhdoi: “Ata kanë qenë një partner i jashtëzakonshëm që nga dita e parë e krijimit tim të kompanisë dhe jam i emocionuar t’i shoh ata të bëhen stjuardët e luksit në këtë kapitull tjetër”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori