Ekuipazhi dhe pasagjerët kishin parë tmerrin kur aeroplani i kompanisë Flybe 'ia kishte mësyrë tokës', në një incident të rrallë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, detajet e incidentit të frikshëm në Belfast tani janë zbuluar pasi aeroplani “ia kishte mësyrë me shpejtësi tokës” - me 44 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit në bord.


ss1

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka dëgjuar se autopiloti është vendosur aksidentalisht në 'lartësinë zero' gjatë fluturimit në janar.

ss2

Bëhet e ditur se aeroplani ishte nisur nga Aeroporti i Belfast City dhe u ngjit në rreth qindra metra lartësi, përpara se të ndodhte aksidenti.

ss3

Piloti me shpejtësi ndaloi autopilotin kur alarmet e kabinës u shfaqën dhe kështu korrigjuan zbritjen.

Kështu, për fat të mirë, ata vazhduan fluturimin për në Glasgow dhe aterruan pa incidente. /Telegrafi/