LAJMI I FUNDIT:

Titulli i Ligës Premier: Milimetrat që e bënë dallimin ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit

Titulli i Ligës Premier: Milimetrat që e bënë dallimin ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit
(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Thuajse asnjëherë më parë dy klube të Ligës Premier në garën për titull nuk kanë arritur aq shumë pikë dhe nuk kanë pësuar aq pak humbje.

Gara për titull ka shkuar deri në ditën e fundit shtatë herë në epokën e versionit të quajtur Liga Premier, por kurrë nuk ka qenë aq ngushtë sa në këtë edicion ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit.


‘Citizens’ iu gëzuan titullit të dytë radhazi dhe të gjashtit në histori të klubit, derisa Redsat mbetën pa titull edhe pas 29 vitesh. Porse a mund të besoni se pos dallimit të ngushtë, në vetëm një pikë, triumfi ka qenë edhe çështje milimetrash.

Man City fiton garën e zjarrtë me Liverpoolin dhe shpallet kampion në Ligën Premier
Lexo po ashtu Man City fiton garën e zjarrtë me Liverpoolin dhe shpallet kampion në Ligën Premier

Liverpooli udhëtoi në Etihad Stadium më 3 janar me shtatë pikë diferencë në krye të tabelës. Skuadra e Jurgen Klopp ishte e pamposhtur dhe e dinte se me fitore do ta linte kampionin në fuqi 10 pikë prapa dhe jashtë garës për titull.

Pas 18 minutash, kur rezultati ishte 0-0, Sadio Mane e goditi shtyllën, ndërsa John Stones e largoi topin që për pak sa nuk e kaloi vijën finale. Ishte një moment që futbollisti i Cityt do ta përshkruante si diçka të veçantë.

Por sa afër ishte? Teknologjia e vijës së golit tregoi se topi nuk e kaloi vijën për vetëm 11.7 milimetra apo sa gjerësia e një tablete për kokëdhembje… Po të kalonin Redsat në epërsi, gjërat ndoshta do të ishin ndryshe.

Dhe në vazhdim të lojës, me golat e Sergio Aguero dhe Leroy Sane, City e fitoi ndeshjen (2-1) duke ia shkaktuar humbjen e vetme Liverpoolit në këtë sezon të Ligës Premier që ndoshta i kushtoi edhe me titull, nëse marrim në konsideratë dallimin vetëm në një pikë.

Disa muaj më pas, në vazhdim të sezonit (në muajin prill), ekipi i Pep Guardiolas ishte falënderues për një tjetër punë të mprehtë të kamerave të teknologjisë së vijës së golit. Derisa Redsat ishin në krye të tabelës, Burnley e frustroi Cityn duke e mbajtur me rezultat të barabartë, deri në momentin kur Sergio Aguero realizoi në minutën e 63-të.

Mbrojtësi i Matthew Lowton e bllokoi topin dhe e largoi, mirëpo kësaj radhe topi e kishte kaluar vijën me 29.51 milimetra. Në këtë mënyrë, Manchester City e fitoi ndeshjen dhe arkëtoi tri pikë të reja që padyshim se i kanë shërbyer shumë në arritjen historike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori