Tirana pa stacione autobusi

Bashkia që është përgjegjëse për këtë gjë në Tiranë nuk ka një shpjegim. Qytetarët hasin vështirësi çdo ditë, sidomos ata që vijnë nga rrethet pasi nuk dinë ku ta presin autobusin. Kjo situatë vazhdon prej dy muajsh, dhe nuk është marrë asnjë masë për të vendosur stacione pritëse.
Tashmë për qytetarët shtohet edhe një tjetër problem me linjat urbane, krahas kushteve jo të mira dhe mungesës së kondicionerëve në shumicën prej tyre. Edhe pse para pak kohe autobusët u rinovuan, me modele të reja më komode, kushtet funksionuan vetëm për ditët e inagurimit, pasi edhe në verë edhe në dimër kondicionerët nuk ndizen pasi harxhojnë karburant.
Shumë linja vazhdojnë të shfaqin probleme me oraret e ç’rregullta, ku bashkë me trafikun që mbyt Tiranën në një ditë të zakonshme pune, qytetarët arrijnë me shumë vonesë në punë apo në shkollë. /Telegrafi/









































