LAJMI I FUNDIT:

Tirana ia shkakton humbjen e parë Pejës në BIBL

Tirana ia shkakton humbjen e parë Pejës në BIBL

SK Tirana ka mposhtur KB Pejën në duelin e zhvilluar në pallatin e sporteve “Asllan Rusi” në kryeqytetin shqiptar me rezultat të ngushtë 76-73.

Dramë e madhe u zhvillua përgjatë gjithë takimit, teksa pejanët krijuan një epërsi të thellë pas pjesës së parë, falë çerekut të dytë spektakolar. Epërsia në fund të pjesës së parë ishte 17 pikë.


Në çerekun e tretë megjithatë pejanët shënuan vetëm shtatë pikë falë mbrojtjes fenomenale nga Tirana, e cila zvogëloi në vetëm nëntë pikë epërsinë e Pejës.

Në pjesëlojën e fundit edhe më furishëm hyri Tirana duke arritur që të kalojë në epërsi dhe në fund pas një drame të fitojë për tri pikë epërsi.

Më i miri ishte Noah Dahlman i cili realizoi 20 pikë, pasuar nga Mirza Ahmetbasic me 19 pikë e shtatë asistime.

Hysenagolli ishte i pandalshëm te Tirana me 22 pikë dhe gjashtë kërcime, pasuar nga Johnson me 17 pikë e Shima me 13 pikë.

Kjo ishte humbja e parë e Pejës në Ligën Ballkanike pas dy fitoreve. /Telegrafi/