LAJMI I FUNDIT:

Tigri ikë nga kafazi i cirkut, kafshon dy fëmijë (Video)

Tigri ikë nga kafazi i cirkut, kafshon dy fëmijë (Video)

Një incident i tmerrshëm ka ndodhur në një fshat në Kinë, ku një tigër kishte ikur nga kafazi i cirkut dhe kishte kafshuar dy fëmijë.

Tigri fillimisht ishte futur në turmën e fshatarëve, dhe më pas i është vërsulur fëmijëve, transmeton Telegrafi.


Si pasojë e sulmit janë lënduar lehtë dy fëmijë, dhe pas trajtimit mjekësor janë lëshuar në shtëpi.

Kompania e cila ka në pronësi cirku ka konfirmuar se kafazi i tigrit nuk kishte qenë i siguruar, dhe si pasojë e kësaj neglizhencë ka ardhur deri te incidenti. /Telegrafi/