LAJMI I FUNDIT:

Tifozi anglez tregon si i humbi kuleta me rreth 600 euro në Prishtinë, por ia kthyen pa i marrë asgjë nga ajo

Tifozi anglez tregon si i humbi kuleta me rreth 600 euro në Prishtinë, por ia kthyen pa i marrë asgjë nga ajo

Tifozët anglezë kanë mbetur të befasuar nga pritja që iu bë në Prishtinë për përballjen që Kosova e zhvilloi ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

‘Tre Luanët’ fituan në stadiumin “Fadil Vokrri” 4-0 ndaj Përfaqësueses tonë, por që ishte të mahnitur nga pritja që iu bë në Prishtinë.

Një tifoz anglez, Steve Bruce, kishte një moment të hidhur në Prishtinë, pasi kishte humbur kuletën me 600 euro në të.

Por, nuk kishte kaluar shumë kohë dhe atij i ishte kthyer kuleta me të gjitha gjërat dhe paratë që kishte aty nga një kosovar.

Tifozi i Anglisë për pritjen në Kosovë: Pronari i hotelit na liroi nga pagesa dhe na bleu katër birra
Lexo po ashtu Tifozi i Anglisë për pritjen në Kosovë: Pronari i hotelit na liroi nga pagesa dhe na bleu katër birra

Bruce ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se një djalosh kishte hyrë në lokal dhe ia kishte kthyer menjëherë dhe asgjë nuk i mungonte.

“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma kthye, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi Bruce në llogarinë e tij.

Ai kishte në kuletën e tij rreth 600 euro dhe kredit kartelat, por asgjë nuk i ishte marrë dhe tifozi kosovar i kishte kthyer atë të paprekur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori