LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Romës do të protestojnë përsëri për largimin e De Rossit    

Tifozët e Romës do të protestojnë përsëri për largimin e De Rossit    

Tifozët e Romës po planifikojnë një protestë tjetër mbi largimin e Daniele De Rossit, me mesfushorin dhe klubin që kanë pikëpamje të ndryshme për largimin e tij.

Një video në WhatsApp u shfaq të enjten ku De Rossi thuhet se u tregonte miqve se si Roama nuk i kishte besuar atij edhe për një vit, por të hënën i ofruan një marrëveshje pagese për të ndalur bashkëpunimin.


Megjithatë, Gazzetta dello Sport citon burime pranë klubit Gialloross që pretendojnë se takimi i së hënës me zyrtarët e klubit ishte i treti i këtij lloji dhe për më tepër, një propozim i tillë nuk do t’i ishte vënë mesfushorit.

Romakët arsyetojnë vendimin e mos vazhdimit të kontratës me De Rossin
Lexo po ashtu Romakët arsyetojnë vendimin e mos vazhdimit të kontratës me De Rossin

Kjo vjen kur grupi ultras i Romës, Curva Sud, po planifikojnë një protestë të ulur jashtë zyrave të klubit në lidhje me largimin e ikonës së tyre, De Rossi.

“Mjaft është mjaft! DDR ishte i fundit në linjën e gjatë të sjelljes së paqartë ndaj atyre që i duan këto ngjyra”, thuhet fillimisht në deklaratën për shtyp.

“Ne nuk mund të qëndrojmë dhe të shikojmë që vlerat dhe pikat tona të referencës të largohen nga ne”.

“Tashmë mjafton që tifozët e Romës do të dalin në rrugë dhe do të dëgjohet me një protestë të ulur, që do të mbahet nesër (sot), e premten me 17 maj në Piazza Guglielmo Marconi nga ora 15:00, jashtë zyrave të Romës”.

Përmes një konferencë lamtumirëse, De Rossi flet për herë të fundit si lojtar i Romës
Lexo po ashtu Përmes një konferencë lamtumirëse, De Rossi flet për herë të fundit si lojtar i Romës

“Kjo është një ftesë për këdo, shpirti i të cilit ndjehet i tradhtuar, për të gjithë ata që mendojnë se është e drejtë të tregojnë zhgënjimin e tyre, sikurse Curva Sud besojnë, sepse Roma është një e mirë e përbashkët dhe, mbi të gjitha, përfaqëson njerëzit”.

“Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë respekt”, mbyllet komunikata e Curva Sud. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori