LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Liverpoolit duan që Steven Gerrard ta ngrejë trofeun e Ligës Premier

Tifozët e Liverpoolit duan që Steven Gerrard ta ngrejë trofeun e Ligës Premier

Është vetëm çështje kohe, që Liverpooli ta fitojë titullin e Ligës Premier dhe atë pas 30 vitesh.

Djemtë e Jurgen Klopp janë 22 pikë para Manchester Cityt dhe iu duhen edhe gjashtë fitore nga 13 ndeshje për ta ngritur trofeun.  Mund të ndodh në Goodison Park? Por edhe në Anfield. Ka gjasa që titulli të fitohet në Etihad.

Fansave të Liverpoolit nuk iu bën përshtypje se kur dhe ku por vetëm titulli. Natyrisht që trofeu do të merret në ndeshjen e fundit ndaj Chelsea në shtëpi me 9 maj.

Liverpool (Fopto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Jordan Henderson është duke u përgatitur për një trofe siç bëri me Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për klube. Mesfushori po pëlqehet shumë nga tifozët, sidomos këtë sezon ku ka dhënë gjithçka nga vetja. Të gjithë besojnë se ai e meriton ta ngrejë trofeun në maj.

Por janë disa fansa që mendojnë se ai që do ta ngrejë trofeun, duhet të jetë – Steven Gerrard. Gerrard ishte afër titullit me Liverpoolin në Ligën Premier në edicionin 2013/14, por e humbi.

Tani tifozët duan që ta shohin Gerrardin, që ta ngritë trofeun.

Një shkrim në twitter shkruan: “Nënshkruani me Gerrardin si lojtar i lirë për 5 ndeshje”.

Ky shkrim është bërë viral, ku shumë tifozë e kanë përkrahur.

Shumë prej tyre tani ëndërrojnë që ai më jetë person i që do ta ngritë trofeun.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori