Tifozët e Ferizajt “Ujqërit” kanë dhënë një mesazh shumë të bukur në finalen e Kupës së Kosovës.

“Ujqërit” iu kanë bërë kërkesë të gjithë popullit të qëndrojë në Kosovë dhe që të mos e braktisin atdheun.


“Mos e braktisni atdheun me pesimizëm, por rikthehuni t’i japim me shumë dritë”, u shfaq në banerin e vendasve para së të nisë finalja.

Ferizaj dhe Dukagjini po luftojnë për një vend në Evropë, me finalen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1.

Sfida është tepër dramatike, me Ferizajn që po kërkon kualifikimin në Evropë për herë të parë në histori. Ndër të tjera, mund të bëhet ekipi i parë nga Kosova që shkon në garat evropiane pavarësisht që është eliminuar nga elita e futbollit kosovar.

Ndërkohë, Dukagjini gjithashtu e ka si opsion të vetëm për të avancuar në Evropë, ngase po lufton për t’i ikur barazhit./Telegrafi/

telegrafi sport app