LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Benficas e ‘detyrojnë’ Yaremchukun të shpërthejë në lot

Tifozët e Benficas e ‘detyrojnë’ Yaremchukun të shpërthejë në lot

Roman Yaremchuk është emocionuar jashtë mase me pritjen që i bënë tifozët e Benficas.

Derisa po bëhej gati të inkuadrohej në fushë në minutën e 62-të, lojtari merrte ovacione nga mbështetësit e skuadrës.


Yaremchuk tentoi të ndalonte lotët e tij, por kishte të pamundur pas duartrokitjeve të lojtarëve që po e mbështesnin atë shkaku që vendi i tij, Ukraina po kalon nëpër një periudhë të vështirë.

Natyrisht se kjo situatë e lojtarit ukrainas është mëse e kuptueshme, duke ditur se vendi i tij është duke u sulmuar nga Rusia.

Tashmë kanë filluar sanksionet ndaj rusëve nga FIFA, dhe me gjasë do të ndodhë përjashtimi i tyre nga të gjitha garat. /Telegrafi/