LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Arsenalit kanë ‘qeshjen e fundit’: Saka ‘nënshtroi’ 100 milionëshin e Chelseat

Tifozët e Arsenalit kanë ‘qeshjen e fundit’: Saka ‘nënshtroi’ 100 milionëshin e Chelseat

Pasi ndoqën Mykhaylo Mudryk për muaj të tërë, tifozët e Arsenalit u ndjenë të mërzitur kur Chelsea ua mori ukrainasin nga dora – duke paguar 100 milionë euro në janar për kartonin e tij te Shakhtar Donetsk.

Por, dy muaj më vonë, është e drejtë të thuhet se çdo zhgënjim i vazhdueshëm për transferimin e lojtarit është shpërbërë; kryesisht për shkak të formës së Leandro Trossard, i cili në vend të ukrainasit u transferua nga Gunners.

Ndërsa belgu ka lulëzuar në Emirates, Mudryk ka ngecur në Stamford Bridge, ku ai ka arritur të realizojë vetëm një asistim në shtatë paraqitje për Blues. Dhe në vazhdën e paraqitjes së dobët të anësorit ukrainas kundër Anglisë në Wembley të dielën, tifozët e Arsenalit në mediat sociale tani po kënaqen me faktin se nuk e transferua ish-yllin e Shakhtar Donetsk.


Paraqitje kastastrofale nga 100 milionëshi i Chelseat në ndeshjen ndaj Anglisë
Lexo po ashtu Paraqitje kastastrofale nga 100 milionëshi i Chelseat në ndeshjen ndaj Anglisë

Bukayo Saka prodhoi një shfaqje magjepsëse te Anglia në fitoren 2-0 të Tre Luanëve, derisa Mudryk ishte kryesisht dështim në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

Përveç dështimit për të ndikuar në lojë, Mudryk ishte gjithashtu fajtori që i lejoi Sakës për të realizuar super golin, që ishte i dyti për Anglinë, pas atij të Harry Kane.

Dhe tifozët e Arsenalit nuk ngurruan ta thumbonin ukrainasin, me njërin që shkroi: “Nuk kam qenë kurrë më i lumtur, se sa që nuk e kemi transferuar këtë lojtar”, ndërsa një tjetër dha verdiktin e tij të ashpër, duke këmbëngulur: “Ai është mesatar. Arsenali iu shmang një dështaku”.

Fatkeqësisht për Mudryk, nuk ishin vetëm fansat në mediat sociale që ishin më pak të impresionuar me performancën e tij në Wembley.

Ish-kapiteni i Liverpool-it dhe Anglisë, Steven Gerrard, gjithashtu e goditi yllin e Chelseat dhe këmbënguli se ai duhet të kishte bërë më shumë për të parandaluar Sakan të merrte topin me aksionin që përfundoi me një super gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori