LAJMI I FUNDIT:

Tifozat Kuq e Zi letër publike për kapitenin Lorik Cana

Tifozat Kuq e Zi letër publike për kapitenin Lorik Cana

Lorik Cana pritet t’i japë lamtumirë Kombëtares shqiptare në ndeshje me Italinë.

Ndeshja do të zhvillohet më 9 tetor në stadiumin ‘Loro Boriqi’ në Shkodër dhe pritet të jetë një numër i madh i tifozëve.


Por grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare, ‘Tifozat Kuq e Zi’, i kanë shkruar një letër publike kapitenit Lorik Cana.

Kuqezinjtë kanë kërkuar nga Cana të shtyjë për një datë tjetër lamtumirën e tij nga Kombëtarja shqiptare pasi ata janë në bojkot.

Mbetet të shihet nëse kërkesa e tifozëve do të aprovohet nga Cana.

Më poshtë keni letrën origjinale të Tifozave Kuq e Zi për kapitenin Lorik Cana. /Telegrafi/

Letër publike drejtuar kapitenit legjendar, Lorik Cana

I dashur kapiten

Marrim shkas që të drejtohemi me këtë letër publike, pas lajmit për ceremoninë lamtumirëse nga futbolli, të caktuar më datë, 9 tetor 2017.
Përpara kësaj, dëshirojmë që në emër të të gjithë anëtarëve të grupimit TKZ (Tifozat Kuq e Zi), të të falënderojmë, për çdo djersë dhe mund për të mirën e Kombëtares. Kudo ku të kemi ndjekur, imazhet e tua kanë qenë ato copëzat e krenarisë që e kanë plotësuar mozaikun e një shqiptari të mirë dhe shembull.
Siç edhe jeni në dijeni, Tifozat Kuq e Zi, dhe bashkë me të edhe disa grupime të tjera tifozerike që prej 1 viti, pa dëshirën e tyre janë në bojkot të ndeshjeve të Kombëtares në shtëpi. Arsyeja ka të bëjë me keq-organizimin, dhe me keqtrajtimin fizik dhe psikologjik që na bëhet nga policia shqiptare. Akoma në kohën kur po shkruajmë këtë letër, nuk ka ndonjë reflektim, prandaj edhe nuk mund të kthehemi në stadium derisa këto sjellje të përfundojnë një herë e përgjithmonë.
Si TKZ, si njerëz që të kemi ndjekur kudo, jo vetëm me ekipin kombëtar, kërkojmë nga ju që të shtyeni për një kohë tjetër ceremoninë e lamtumirës. Kjo për faktin se nuk mund të pajtohemi se nuk do të jemi në stadium për të përshëndetur edhe për të thërritur emrin tënd fortë, si përherë.
E dijmë që nuk është kërkesë e zakonshme, por kërkojmë që të na kuptoni drejt kërkesën tonë, nuk ka të bëjë më ndonjë kryeneçësi , por ka të bëjë kryekëput me trajtimin tonë njerëzor dhe dëshirën për ta bërë këtë ceremoni falenderuese sa më madhështore. Ne jemi të vendosur që bojkotin ta çojmë deri në fund, sikurse jemi të sigurtë në respektin dhe përkrahjen që na e ke dhënë gjithnjë, për të cilën gjë besojmë se as ju nuk keni dëshirë që të na shihni duke u persekutuar e keqtrajtuar.

Pa marrë parasysh rrjedhën e situatës, ju keni qenë, dhe do të jeni udhërrëfyes për shumë prej nesh se si lartësohet emri i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nëpër botë.

Faleminderit kapiten!

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë shqiptar!

Në trend Sport

Më shumë
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori