LAJMI I FUNDIT:

Thyhet shtylla e ndriçimit publik, rrezikon jetën e qytetarëve

Thyhet shtylla e ndriçimit publik, rrezikon jetën e qytetarëve

Një shtyllë e ndriçimit publik është thyer sot rreth orës 14:00 në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, duke i rrezikuar jetën një qytetari të Prishtinës.

KP raporton se kjo ka ndodhur para shtëpisë së Ismail Gjikollit, i cili ka bërë të ditur se ajo ishte rrezik për qytetarët.


Duke fajësuar komunën e Prishtinës për shërbime jo cilësore, Gjikolli thotë se pesha e dritës së shkëputur nga shtylla është diku rreth 30 kilogram, e që fatmirësisht prej këtij rreziku nuk ka pasur dëme në njerëz.

“Ka rënë drita, kam qenë jashtë këtu në farësi të shtyllës dhe për një herë veç kur ka rënë drita prej së lartit. Dritën veç po e shihni, një femër ka qenë me karrocë, me fëmijë. Këto gabime i ka bërë të gjitha komuna, duke ju dhënë tenderë jo ekspertëve. Lartë (dritat) i kanë lënë pa bulona, veç i kanë montuar. Pesha e saj diku afër 30 kilogram i ka”.

“Në komunë i paguajmë të gjitha tatimet që kërkohen dhe nuk e di deri kur kështu. Shpirtin po donë me na nxjerrë, kurrfarë shërbimi nuk të ofrojnë. Kjo për fat, fati ka qenë, ka mundur edhe mua me më lënë në vend, por edhe asaj gruas me fëmijë dhe ka mundur në vend me mbet”, ka thënë Gjikolli.

Ai tha se ka lajmëruar komunën dhe policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës, ndërsa zyrtarët komunal jo. KP raporton ka tentuar të kontaktojë zyrtarë komunal, por nuk janë lajmëruar në telefon.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori