LAJMI I FUNDIT:

Thyhet miti i rrezikshëm: Shtatzënat nuk duhet të hanë për dy persona!

Thyhet miti i rrezikshëm: Shtatzënat nuk duhet të hanë për dy persona!

Ndonëse është diçka e lehtë të besohet se shtatzënat duhet ta hanë një copë ekstra të tortës, hulumtimet e reja sugjerojnë se thënia e kamotshme që gratë shtatzëna duhet të hanë sa për dy persona është e rrezikshme për beben dhe nënën.

I publikuar në revistën ‘Diabetologia’, studimi tregon se nëse një grua ka shumë peshë ose pak peshë gjatë shtatzënisë, atëherë ndikimi te bebja është i madh, transmeton Telegrafi.


P.sh. pesha e tepërt gjatë shtatzënisë mund ta rritë rrezikun e rezistencës së insulinës dhe shtypjes së lartë të gjakut, fëmija mund të jetë më i rrezikuar nga makrosomia, ndërkaq bebja e porsalindur mund të ketë madhësi më të madhe se mesatarja.

Plus, bebja mund të ketë edhe indeks më të madh të masës trupore (BMI) sesa që rekomandohet, dhe kjo e bën beben më të rrezikuar në të ardhmen nga komplikimet kardiometabolike.

Megjithatë, e njëjta gjë vlen edhe atëherë kur nëna ka më pak peshë sesa pesha e rekomanduar.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë që vazhdimisht të këshilloheni me doktorin gjatë shtatzënisë për peshën optimale, dietën dhe çdo gjë që lidhet me shtatzëninë. /Telegrafi/