LAJMI I FUNDIT:

Thyhet Instagram, rrjedhin të dhëna personale të shumë përdoruesve

Thyhet Instagram, rrjedhin të dhëna personale të shumë përdoruesve

Instagram publikoi të dhëna rreth një problemi lidhur me sigurinë, i cili besohet se ka ekspozuar numrat e telefonit dhe email adresat e një numri të konsiderueshëm personash të famshëm.

Rrjeti social në pronësi të Facebook u dërgoi një e-mail të gjithë të prekurve, njerëz me famë, për ti vënë në dijeni, transmeton PC World.


Sipas Instagram, disa hakera kanë shënjestruar profilet e njerëzve me famë për tu marrë informacionet e kontaktit.

Instagram tha se fjalëkalimet nuk janë vjedhur, por paralajmëroi përdoruesit që të jenë të kujdesshëm nëse vënë re aktivitet të dyshimtë në llogaritë e tyre.

Profilet dhe llogaritë e prekura ngelen një enigmë. Thyerja e sigurisë erdhi nga një problem në softuerin e vetë Instagram.

Rrjeti social fajëson ndërfaqen e programit të aplikacioneve (API), por shtoi se problemi është adresuar.

Kompania paralajmëroi përdoruesit me profile të verifikuara të jenë vigjilent për thirrje, SMS apo e-mail-e të papritura.

Instagram ka 500 milion përdorues në mbarë botën, 300 prej të cilëve e përdorin njëherë në ditë.