LAJMI I FUNDIT:

“Më thotë mos shko në festë sonte, unë i them të shkojë në banjën e tij me akull”, Grealish flet për miqësinë e shkëlqyer me Haalandin

“Më thotë mos shko në festë sonte, unë i them të shkojë në banjën e tij me akull”, Grealish flet për miqësinë e shkëlqyer me Haalandin

Jack Grealish ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat angleze, por njëra nga pjesët më interesante ishte tregimi i disa historive dhe raporteve me bashkëlojtarin e tij Erling Haaland.

Manchester City është në garë për tre trofetë këtë sezon dhe kjo është meritë e një ekipi të jashtëzakonshëm të prirë nga trajneri Pep Guardiola.


Megjithatë, Haaland është njëri nga lojtarët kryesor të Cityt, pasi ka shënuar mbi 50 gola deri tani në të gjitha garat dhe recetën e suksesit të sulmuesit e ka treguar bashkëlojtari i tij Grealish.

Pesë rekordet që Haaland mund t'i thyejë ende këtë sezon, duke përfshirë një që qëndron që nga viti 1928
Lexo po ashtu Pesë rekordet që Haaland mund t'i thyejë ende këtë sezon, duke përfshirë një që qëndron që nga viti 1928

Mesfushori anglez ka zbuluar se sa i përpiktë është Haaland në përgatitjen e tij dhe kjo gjë sipas tij duhet të vlerësohet lartë.

“Të gjithë janë të ndryshëm, apo jo? Shikoni Erling. Ai është profesionisti më i mirë që kam parë ndonjëherë. Mentaliteti i tij është diçka që nuk do ta shihni më”, ka thënë fillimisht Grealish për Daily Mail.

“Ai i bën të gjitha. Rikuperohet. Bën palestër. Dhjetë orë trajtim në ditë. Banja me akull. Dietë. Kjo është arsyeja pse ai është ky që është. Por, betohem që nuk mund të isha i tillë”.

“Ne kemi një miqësi të shkëlqyer, dhe ai më tregon pas një loje dhe më thotë: “Hej, mos shko në festë sonte”. Unë i them atij të heshtë dhe të shkojë të ulet në banjën e tij me akull”.

“Por, kështu jemi ne. Dy njerëz të ndryshëm që bëjnë mirë në mënyrën e tyre”, vazhdon ai, duke thënë me buzëqeshje: “Ndonjëherë më pëlqen të dal dhe të lëshoj flokët”.

“Nuk jam aq i suksesshëm sa ai. Ai ka shënuar më shumë gola këtë sezon sesa unë në të gjithë karrierën time. Por, nëse ai do të bënte atë që bëja herë pas here, ai do të ishte duke thënë: “Shkofsh në ferr, ndihem tmerrësisht keq sot”.

“Unë kam një version që është i ndryshëm nga ky. Ai shkon në shtëpi, duke u ulur me familjen e tij dhe duke marrë një ushqim”.

“Ndonjëherë kjo është edhe zgjedhja ime. Më pëlqen ta bëj këtë. Por, ndonjëherë më pëlqen të dal dhe të lëshoj flokët”, përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori