LAJMI I FUNDIT:

Thoni “jo” kur ta dëshironi

Thoni “jo” kur ta dëshironi

“Jo” është fjalë aq e vogël, por duket se është njëra nga ato që na vjen më së vështiri për ta shqiptuar.

Lynda Field,
terapeute familjare

Një paciente njëherë më ka thënë se në jetën bashkëshortore ka qenë dhjetë vjet para se të këtë pasur sukses t’i thotë burrit se nuk ka dëshirë t’ia përkëdhel flokët. Kur janë njohur, burri i saj ka pasur dëshirë t’ia përkëdhel flokët dhe e ka pyetur sa i pëlqen kjo edhe asaj. Ajo i ka thënë “po” sepse ka dashur ta kënaq, e në të vërtetë ka menduar “jo”. Vetëm pas lindjes se fëmijët së tyre të tretë i ka thënë burrit se si ndjehet me të vërtetë. Ai është befasuar që ajo nuk i ka thënë këtë më herët.


Nëse thoni “po” kur në të vërtetë dëshironi të thoni” jo”, atëherë nuk flisni atë që mendoni, e kjo do të ndikojë në ndjenjat e juaja të vetërespektit. Të gjithë kemi problem me këtë fjalë të vogël derisa punojmë gjëra të ndryshme të cilat në të vërtetë nuk dëshirojmë t’i bëjmë.

Nëse nuk themi “jo” kur këtë dëshirojmë, i bëjmë punët me hidhërim dhe mërzia e vetëbesimi jonë dobësohet përnjëherë.

Ushtroni të thoni “jo”. Shqiptoni këtë zëshëm kur të jeni vetëm, aq sa për ta bërë shprehi kjo fjalë. Pastaj parafytyroni situatën në të cilën me kënaqësi do ta shqiptonit. Paramendoni personin dhe parafytyroni se si po i thoni “jo”. Me ushtrime përkryeni! Kur për herë të parë përnjëmend thoni “jo”, ndoshta kjo nga pak do t’ ju frikësojë. Mos u rrëfeni pa i që të thoni “jo”, por vetëm uroni vetën! Herën tjetër do të jetë më lehtë.

Sa herë që të ndjeheni si viktimë, vetëbesimi i juaj është i dobët dhe duhet t’i thoni dikujt “jo”, Thoni “jo” kur këtë e dëshironi dhe do të jeni krenarë në vete. /Telegrafi/