LAJMI I FUNDIT:

Thomas Tuchel me kritika për Romelu Lukakun: Humbi shumë topa

Thomas Tuchel me kritika për Romelu Lukakun: Humbi shumë topa

Situata e ish-sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku në Chelsea, vazhdon të përkeqësohet pasi trajneri Thomas Tuchel nuk kishte fjalë të mira për të pas humbjes ndaj Manchester Cityt.

Humbja 1-0 u vendos nga një gjuajtje e shkëlqyer e Kevin de Bruyne, që i dha fitoren man Cityt një epërsi prej 13 pikësh në krye të renditjes në Ligën Premier.


Pasi vendosi në stol Lukakun si ndëshkim për intervistën e tij në Sky Sport Italia, në të cilën ai u kërkoi falje tifozëve të Interit për largimin e tij gjatë verës, belgu nuk ka arritur ta kompensojë, duke bërë një paraqitje të tmerrshme sot.

Lukaku e kishte kritikuar Tuchelin për zgjedhjet e tij taktike.

“Ndonjëherë ai duhet të bëjë shërbimin. Ai kishte shumë rast të madh”.

“Sigurisht, ne duam t’i shërbejmë atij, por edhe ai është pjesë e ekipit. Paraqitja në sulm në pjesën e parë, ne mund të bënim më shumë, shumë më mirë”, deklaroi Tuchel. /Telegrafi/