LAJMI I FUNDIT:

Thirrjet për ndërprerjen e grevës, SBASHK nuk zmbrapset – shkollat në udhëkryq

Thirrjet për ndërprerjen e grevës, SBASHK nuk zmbrapset – shkollat në udhëkryq
Foto: Arkiv

Deklaratat kontradiktore në mes MASHTI-t dhe SBASHK-ut kanë shkaktuar mos qartësi tek prindërit dhe fëmijët lidhur me mbajtjen apo jo të procesit mësimor.

MASHTI u ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe punëtorëve të arsimit që sot ( 5 shtator) t’i kthehen punës duke nisur kështu vitin e ri shkollor.


Ministria e Arsimit thotë se humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme për ta dhe për gjithë shoqërinë.

MASHTI fton punëtorët e arsimit t’i rikthehen mësimit: Individë nga politika po bëjnë presion të fuqishëm te mësimdhënësit për të mos filluar puna
Lexo po ashtu MASHTI fton punëtorët e arsimit t’i rikthehen mësimit: Individë nga politika po bëjnë presion të fuqishëm te mësimdhënësit për të mos filluar puna

Por pavarësisht kësaj thirrje, SBASHK ka vendosur të mos heq dorë nga greva. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashraj u shpreh mbrëmë se greva në arsim do të vazhdoj edhe sot.

“MASHT është dashur të ndikojë te qeveria që të ketë dialog. Ne kishim shpresë nga takimi me presidenten”, u shpreh Jashraj, shkruan Telegrafi.

Grevën siç duket nga sot nuk do ta respektojë Komuna e Podujevës e cila udhëhiqet nga LVV-ja. Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Avni Fetahu njoftoi se nga sot (e hënë) do të fillojë procesi mësimor.

Jasharaj: Nesër nuk ka mësim, greva vazhdon
Lexo po ashtu Jasharaj: Nesër nuk ka mësim, greva vazhdon

Fetahu, duke u bazuar edhe në njoftimet paraprake të drejtorive nga disa shkolla të Podujevës, ka përshëndetur vendimin për rikthim në shkolla.

“Përmes këtij vendimi për t’ju kthyer procesit mësimor, mësimdhënësit tanë kanë dëshmuar vullnetin e tyre të sinqertë në kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e gjeneratave të reja”, ka shkruar ai.

Presidentja Vjosa Osmani të shtunën bëi përpjekje për të bindur SBASHK-un që të ndërpresë grevën, por pa sukses.

Osmani: Qeveria sot bëri një hap para me pakon e re, tash radhën e kanë sindikatat
Lexo po ashtu Osmani: Qeveria sot bëri një hap para me pakon e re, tash radhën e kanë sindikatat

Osmani tha se Qeveria me anë të kësaj pakoje e cila ndihmon qytetarët në përballimin e inflacionit ka bërë një hap para, ndërsa sipas saj, tashmë radhën e kanë sindikatat.

“Zgjidhja mund të arrihet vetëm me dialog e assesi me kushtëzime. Asnjë politizim s’duhet të lejohet mbi interesin e nxënësve. Ftoj të gjithë mësimdhënësit t’i hapin dyert e shkollave të hënën”, deklaroi ajo.

E Jashraj kishte deklaruar se e vlerëson angazhimin e presidentes dhe nga ajo kanë kërkuar që të shfrytëzojë autoritetin e saj për të ndikuar te Qeveria për t’u ulur në tavolinë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, deri sa të gjendet një zgjidhje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori