LAJMI I FUNDIT:

Thirrjet homofobike kundër Gilmour – policia britanike fillon hetimet ndaj tifozëve

Thirrjet homofobike kundër Gilmour – policia britanike fillon hetimet ndaj tifozëve

Siç ka ndodhur shumë herë më parë, ish-mesfushori i Chelseat, Billy Gilmour, ishte cak i thirrjeve homofobike gjatë fitores së Brighton ndaj Luton.

Tifozët në stadium nuk ndaluan së bëri thirrje homofobike ndaj mesfushorit skocez dhe tani kanë filluar hetimet.


Policia e Sussex po heton incidentin dhe lëshoi një deklaratë: “Ne punojmë në partneritet të ngushtë me Brighton dhe Hove Albion FC për t’iu përgjigjur raportimeve të sjelljes homofobike në Stadiumin Amex në Brighton”.

Tifozët e Norwichit e fyen Billy Gilmourin, por nuk e dini se ishte më i miri i skuadrës në humbjen ndaj Palaces
Lexo po ashtu Tifozët e Norwichit e fyen Billy Gilmourin, por nuk e dini se ishte më i miri i skuadrës në humbjen ndaj Palaces

Nuk është hera e parë që ai përballet me një situatë të tillë, pasi sezonin e kaluar i ndodhi e njëjta gjë.

“Ishte vështirë. Gjithashtu, ishte vështirë edhe për familjen time. Kur e ke familjen në tribuna dhe ata bërtasin (me ofendime), nuk është gjë e mirë, por unë thjesht e ulja kokën. Nuk është gjë e mirë (për t’u parë)”, kishte deklaruar Gilmour për The Guardian.

“Ata (familjarët) ndaluan së ardhuri në ndeshje dhe kjo nuk ishte mirë. Ata nuk dilnin për ndeshjet e fundjavës, por rrinin në shtëpi”.

Nga më i miri në balet, te talenti aktual më premtues në Evropë - historia e bukur e Billy Gilmour
Lexo po ashtu Nga më i miri në balet, te talenti aktual më premtues në Evropë - historia e bukur e Billy Gilmour

“Është opinioni i tifozëve. Ata vijnë t’i shohin ndeshjet dhe paguajnë për biletat dhe bërtasin, por ajo që ndodhi nuk ishte gjë e mirë për t’u dëgjuar”.

“Ishte një sezon i vështirë. Shkova atje me idenë që të jepja më të mirën dhe në disa ndeshje ia dola, kurse në disa të tjera jo, prandaj mora përvojë nga kjo dhe më do të më ndihmojë për të shkuar përpara”, kishte shtuar më tej Gilmour. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori