LAJMI I FUNDIT:

Thierry Henry nuk hezitoi kur tregoi mesfushorin më të mirë në histori të Ligës Premier

Thierry Henry nuk hezitoi kur tregoi mesfushorin më të mirë në histori të Ligës Premier

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, nuk ka hezituar kur ka treguar mesfushorin më të mirë në histori të Ligës Premier, ani pse ka pranuar se vendi i dytë nuk qëndron shumë larg tij.

Henry ka luajtur për Arsenalin mes viteve 1999 dhe 2008, dhe për një periudhë të shkurtër në huazim në 2012, që do të thotë se ai ka luajtur ndaj disa prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të ligës.


Për këtë arsye, Henry është në një pozitë të mirë për të dhënë mendimin e tij sa i përket mesfushorit më të mirë në histori të ligës.

“Paul Scholes. I dyti menjëherë pas tij shumë afër, Steven Gerrard, por duhet të shkojë me Paul Scholes. Ai e bëri Manchester United që të shkëlqejë. Sa herë që luanim ndaj tyre, ne duhej të gjenim një mënyrë që ta ndalnim atë, është e vërtetë”, ka thënë Henry.

“Mendoj se Gerrard vjen shumë afër tij, por Paul Scholes do të fitonte. Ju djema në Angli keni pasur në letër, mesfushën më të mirë në botë”, është shprehur francezi.

Pesë vite më parë, në 2015, Henry u pyet për të dhënë mendimin e tij sa i përket lojtarit më të mirë të dekadës në Ligën Premier, dhe përgjigja e tij ishte e njëjta.

“Mendoj se Paul Scholes është njëri nga lojtarët më të mirë që jam përballur ndonjëherë, ai është kudo”, kishte thënë Henry./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori