eksperti-banner

Charlize Theron ka shkëlqyer gjatë parakalimit në tepihun e kuq për premierën e filmit “Mad Max: Fury Road” që u dha në Festivalin e Filmit në Cannes.

Theron, e cila luan në film përkrah aktorit Tom Hardy, dukej e mrekullueshme në fustanin e verdhë derisa ecte dorë për dorë me të partnerin e saj Sean Penn.


Duke shfaqur trupin e saj në fustanin e bukur, bukuroshja bionde ia doli që të bënte pozat më të mira gjatë parakalimit në Cannes. /koha.net/