LAJMI I FUNDIT:

Theresa May pushon në Uells

Theresa May pushon në Uells

Kryeministrja britanike, Theresa May, do të pushojë për pak ditë në Uells, pas debateve të ashpra në Parlament lidhur me Brexit.

Zyra e saj në Dauning Street sot njoftoi se May dhe burri i saj Philip, filluan një pushim të shkurtër të shtunën.


Parlamenti britanik është në pushim të Pashkëve deri më 23 prill.

AP shkruan se May gjatë një vizite në Uells në vitin 2017 kishte vendosur të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme për të forcuar rolin e saj në negociatat mbi Brexit.

Në vend të kësaj, agjencia AP kujton, se May humbi shumicën e saj parlamentare dhe që prej atëherë ka luftuar për të zbatuar planet për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja.

I pyetur nga gazetarët nëse May po shqyrtonte zgjedhje të reja, zëdhënësi James Slack ka mohuar një gjë të tillë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori