LAJMI I FUNDIT:

Thënie të Mark Tawinit: Mungesa e parasë është rruga e të gjitha të ligave

Thënie të Mark Tawinit: Mungesa e parasë është rruga e të gjitha të ligave
Mark Twain (Foto Buyenlarge/Getty Images)

Përzgjodhi dhe përktheu: Skender Mustafi

• Për të pasur sukses në jetë nevojiten dy gjëra: injoranca dhe besimi në veten.
• Shko në Parajsë për klimën, në Ferr për shoqërinë.
• Pleqëria është çështje e mendjes mbi materien. Nëse nuk ja vë mendjen nuk është me rëndësi.
• Sekreti i të ecurit përpara është të fillosh.
• Nuk mund të varesh nga sytë kur imagjinata është jashtë përqendrimi.
• Është më mirë të mbash gojën të mbyllur dhe t’i lësh njerëzit të mendojnë se je budalla dhe pastaj të e hapësh e të largosh të gjithë dyshimin.
• Mirësia është gjuha të cilën të shurdhët mund ta dëgjojnë dhe të verbrit mund ta shohin.
• Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për reformim.
• Shokët e mirë, librat e mirë dhe ndërgjegjja e fjetur: kjo është jeta ideale.
• Mënyra më e mire të gëzosh veten është të tentosh të gëzosh ndonjë tjetër.
• Nëse e thua të vërtetën nuk duhet të mbash asgjë në mend.
• Të gjitha përgjithësimet janë gabim, duke përfshirë edhe këtë.
• Patriotizmi mbështetë shtetin tuaj gjatë gjithë kohës, dhe qeverinë tuaj kur ajo e meriton.
• Guximi është rezistenca ndaj frikës, zotërimi i frikës, jo mungesa e frikës.
• Të heqësh dorë nga duhani është puna më e lehtë në botë. E di sepse e kam bërë vetë mijëra herë.
• Njeriu i cili nuk lexon libra të mirë nuk ka përparësi mbi njeriun i cili nuk mund t’i lexojë ato.
• Më mirë një premtim i thyer se asnjë premtim.
• Kur je në dyshim, thuaje të vërtetën.
• Kam kaluar shumicën e jetës duke u merakosur mbi gjërat të cilat asnjëherë nuk kanë ndodhur.
• Blejë tokë, nuk po e prodhojnë më.
• Sa më shumë gjërat janë të ndaluara, aq më të njohura bëhen ato.
• Mos lejo shkollimin të pengojë edukimin tuaj.
• Sa më shumë e sqaron, aq më shumë nuk e kuptoj.
• Nuk është madhësia e qenit në dyluftim, është madhësia e dyluftimit në qen.
• Mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.
• Klima është çfarë presim, moti është çfarë marrim.
• Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.
• Kur gjuan për dashuri, josh me zemër jo me tru.
• Shumë gjëra të vogla janë bërë të mëdha përmes llojit të përshtatshëm të marketingut.
• Dallimi mes fjalës së duhur dhe fjalës gati të duhur është sikur dallimi mes rrufesë dhe xixëllonjës.
• Kujdes nga librat e shëndetit. Mund të vdisni nga një gabim shtypi.
• Bëhu i mirë dhe do të jesh i vetmuar.
• Nuk ka gjë më të pikëlluar sesa një pesimist i ri, përveç një optimisti të vjetër.
• Përparimi është mbrojtësi më i mire i principit.
• Gënjeshtra mund të e kalojë gjysmën e rrugës përreth botës derisa e vërteta i mbathë këpucët.
• Patrioti: personi i cili mund të bërtasë përreth pa e ditur për çfarë është duke bërtitur.
• Bubullima është e mirë, bubullima është mbresëlënëse; por është rrufeja ajo që e bën punën.
• Rrudhat duhet të sugjerojnë ku kanë qenë buzëqeshjet.
• Faktet janë më kokëforte, por statistikat janë më elastike.
• Zakonisht duhen tri javë për të përgatitur një fjalim të improvizuar mirë.
• Njeriu asnjëherë nuk është më i besueshëm se sa kur pranon gënjeshtrën e vetë.
• Kur miqtë tu fillojnë të bëjnë lajka mbi atë se sa i ri dukeni, është e sigurt se po plakeni.
• Ne kemi qeverinë më të mirë të cilën mund ta blejnë paratë.
• Civilizimi është shumëzimi i pakufishëm i nevojave të panevojshme.
• Edukimi përbëhet kryesisht nga ajo që nuk e kemi mësuar.
• Nga të gjitha gjërat që kam humbur, mendja më mungon më së shumti.
• Raporti i vdekjes sime ishte ekzagjerim.
• Mungesa e parasë është rruga e të gjitha të ligave.
• Nevoja është nëna e të rrezikuarit.
• “Klasike.” Libër të cilin njerëzit e çmojnë dhe nuk e lexojnë.
• Njeriu i cili është optimist para 48-ave din shumë; nëse ai është optimist pas kësaj moshe, ai di shumë pakë.


Në trend Kultura

Më shumë
Ferri i shqipëruesit të “Komedisë Hyjnore”

Ferri i shqipëruesit të “Komedisë Hyjnore”

Kulture
Arkitektura dhe arti i xhamive me kube në Kosovë

Arkitektura dhe arti i xhamive me kube në Kosovë

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Kulture
Kultura dhe globalizmi

Kultura dhe globalizmi

Kulture
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Kulture
Kalo në kategori