LAJMI I FUNDIT:

Themelimi i TechPark Prishtina, Kosova do të ketë mundësi të reja të zhvillimit të teknologjisë (Video)

Themelimi i TechPark Prishtina, Kosova do të ketë mundësi të reja të zhvillimit të teknologjisë (Video)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës – Kosovo ICT Association – STIKK, dje kanë nënshkruar marrëveshje për dhënie në shfrytëzim të Inkubatorit të Biznesit në Bernicë për themelimin e TechPark Prishtina.

Kjo marrëveshje ia mundëson STIKK-ut shfrytëzimin e këtij objekti, në një afat 5 vjeçar me mundësi vazhdimi, ka për qëllim që edhe më tutje të zhvillojë sektorin e teknologjisë informative në Kosovë.


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, si njëri nga pjesëmarrësit e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka theksuar se kjo tregon që pritoritetet e ezekutivit kosovar, janë në shërbim të ekonomisë së vendit.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës e shtyn përpara këtë sektor, për t’i dhënë mundësi dhe hapësirë njerëzve tonë, për të pasur parakushte për zhvillimin e këtij sektori.

“E shfrytëzoj rastin që t’iu uroj punë të mbarë, dhe që ky objekt do të jetë në shërbim të plotë të kësaj shoqate”, ka shtuar Limaj.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka, ka thënë se ata si ministri mbulojnë sektorin e teknologjisë së informacionit.

Sipas tij, parashihet që objekti të avancohet edhe më tutje, duke theksuar se tentojnë që ta bëjnë të përshtatshëm për nevojat e tregut.

“Kemi ndarë një buxhet prej 300 mijë euro, që do të futen tërësisht në rregullimin e enterierit të brendshëm, me donator siç është GIZI gjerman”, ka shtuar Lluka.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani ka theksuar se po nëshrkruhet një kontratë me afat pesëvjeçar, me mundësi vazhdimi dhe me një hapësirë 3930 metra sipërfaqe.

Sot po bëjmë një hap tutje më shoqatën për teknologji dhe informacion të Kosovës, për të kontribuar në zhvillimin e bizneseve potencial dhe të qëndrueshëm.

Vjollca Çavolli, nga STIKK, ka thënë se e vlerëson këtë hap dhe përkushtim të Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se është bindur se Qeveria ka memorie institucionale./Telegrafi/