LAJMI I FUNDIT:

Thellohet sherri mes Besa Kokëdhimës dhe gazetarit Bledi Mane, ky i fundit përfundon në gjyq (Foto)

Thellohet sherri mes Besa Kokëdhimës dhe gazetarit Bledi Mane, ky i fundit përfundon në gjyq (Foto)

Një konflikt virtual ka filluar së fundmi mes këngëtares Besa Kokëdhima dhe gazetarit Bledi Mane.

Ky i fundit, kishte publikuar një fotografi në InstaStory, në të cilën shfaqej babai i këngëtares, Koço Kokëdhima, kapur për dore me një vajzë tjetër veshur me fustan elegant, të cilën Bledi e etiketoi si “e dashura e tij”.


Por në fakt vajza në fotografi ishte motra e Besës, vajza e vogël e Koços, dhe këtë e tregoi vetë këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, në të cilën kishte bërë demantin.

Menjëherë pas kësaj, i ‘inatosur’ nga dështimi, Bledi Mane ka shpërthyer me një status në Facebook, duke mos kursyer fjalë nga më të këqijat, fjalor degjenerues me të cilin më së paku mund t’i drejtohet një femre, e aq më tepër një këngëtareje kaq të respektuar nga publiku siç është Besa.

Kjo e fundit, duke mos dashur të bie në të njëjtin nivel duke përdorë fjalë banale apo fyese, ka shkruar vetëm tre fjalë në një fotografi të radhës të publikuar në InstaStory, “Shihemi në gjyq”.

Me këtë gjë, ajo ka bërë të qartë se si do të jetë fundi i kësaj historie, pra pikëtakimi mes të dyve i cili do të jetë gjyqi. /Telegrafi/

Statusi i plotë i gazetarit Bledi Mane (I pa censuruar)