LAJMI I FUNDIT:

Thellohet kriza, Reali eliminohet prej Copa del Rey (Foto/Video)

Thellohet kriza, Reali eliminohet prej Copa del Rey (Foto/Video)

Real Madridi është eliminuar prej një prej garave për trofe – Copa del Rey.

Madrilenët kanë pësuar ndeshje para shikuesve të vetë në stadiumin Santiago Bernabeu kundër Leganes me rezultat 2-1.


Në fakt, Los Blancos kishin triumfuar në takimin e parë si mysafirë me rezultat minimal prej 1-0, por në saje të dy golave si mysafirë, Leganes është në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Megjithëse vendasit dominuan gjatë gjithë ndeshjes, bardhegjelbërit realizuan të parët gol dhe befasuan të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit.

Javier Eraso kaloi në epërsi mysafirët në të 31 minutë pas një gabimi të Nachos, i cili nuk diti të ndal një top të lehtë.

Me të filluar pjesa e dytë, francezi Karim Benzema shënoi golin e barazimit në të 47 minutë, kur mori një pasim prej Lucas Vasquez.

Por, vetëm pas tetë minutave Leganes shënoi sërish kaloi në epërsi, ku kësaj radhe autor i golit ishte Gabriel, i cili u asistua nga Eraso.

Galaktikët patën rast të mirë për ta barazuar rezultatin, por Borja Mayoral Moya shpërdoroi një rast të mirë për shënim në të 82 minutë para portierit Champagne.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola, dhe kështu, në saje të dy golave si mysafirë, Leganes eliminoi Realin nga Kupa e Mbretit.

Leaganes do të mësojë kundërshtarin e radhës pasi hedhjes së shortit, i cili do të zhvillohet pasi që të luajë ditën e nesërme edhe Barcelona, e cila në ndeshjen e parë si mysafirë ka pësuar humbje me rezultat 1-0 kundër Espanyolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori