Në ditën e dytë dhe të fundit, Ministri Lluka qëndroi në Tokio të Japonisë ku u takua me zyrtarë të lartë shtetëror për të siguruar përkrahje për projekte të ndryshme zhvillimore, përfshirë termocentralin “Kosova e Re”.
I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, ministri Lluka takoi Yoshihiro Seki, Ministër Shtetëror për Ekonomi, Tregti dhe Industri dhe Deputet në Parlamentin Japonez, me të cilin diskutuan përkrahjen e Qeverisë Japoneze për projektin më të madh në historinë e Kosovës, ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Ministri Seki potencoi se ministria që ai drejton është duke e shikuar me kujdes zhvillimin e projektit dhe premtoj përkrahjen e plotë duke kuptuar situatën që gjendet Kosova ku burim të vetëm energjetik ka thëngjillin.
Për më tepër, në këtë takim u diskutua gjithashtu për forumin biznesor që do të mbahet në muajin shkurt në Kosovë në mes bizneseve vendore dhe atyre nga Japonia, forum ky i përkrahur edhe nga Qeveria Japoneze.
Me këtë rast, Ministri Lluka e informoi homologun e tij për përfitimet e kompanive japoneze nëse operojnë në Kosovë ku synim parësor kanë eksportin e produkteve në tregun evropian. Ndër të tjera, Lluka potencoi që fuqia e lirë punëtore, tatimet e ulëta në fitim dhe në të ardhura personale, taksa prej 0% për dividendë, pozicioni gjeografik i Kosovës që jep qasje të lehtë në tregun e Bashkimit Evropian, marrëveshja për tregti me BE e cila hap dyert në treg prej 600 milionë banorë dhe potenciali për të shfrytëzuar tokë publike deri në 99 vite ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për çdo investitor japonez që dëshiron të targetoj tregun evropian.
Gjatë ditës së sotme, delegacioni nga Kosova u prit në takime të veçanta gjithashtu nga Tadashi Maeda, Guvernatorë dhe Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC) dhe Masafumi Nakada, president i agjencisë shtetërore për sigurimin e eksporteve dhe investimeve (NEXI) me të cilët u diskutua mbështetja financiare në projektin e “Kosovës së Re”.
Qëllimi i takimit ishte për ti informuar këto institucione të rëndësishme rreth nevojave dhe sfidave të Kosovës për sektorin energjetik si dhe për të kërkuar mbështetje për projekte tjera në fushën e infrastrukturës.
Për më tepër, Lluka gjithashtu kërkoi mbështetjen financiare në projektet për menaxhimin e mbeturinave, kryesisht në riciklimin e mbeturinave dhe gjenerimin e energjisë elektrike dhe termike nga mbeturinat, projekt ky që do të rregullonte situatën e mbeturinave, deponive të mbeturinave dhe njëkohësisht, përveç një ambienti më të pastër, qytetarët do të përfitonin edhe energji të pastër me potencial të zgjerimit të kapaciteteve të ngrohtoreve të qyteteve më të vogla. Ky projekt zgjoi interesim tek Guvernatori Maeda ku edhe u pajtuam që projekti të vazhdoj të zhvillohet tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert