LAJMI I FUNDIT:

Thellohen hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, sekuestrohet vilat e ish-gruas dhe bashkëjetueses

Thellohen hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, sekuestrohet vilat e ish-gruas dhe bashkëjetueses

Prokuroria e Posaçme SPAK ka sekuestruar edhe një vilë në zonën e Hamallajt në kuadër të hetimeve për ish-zëvendëskryeministrin dhe ish-ministrin e Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se, më herët gjatë ditës së sotme, për llogari të hetimit të nisur nga SPAK, është sekuestruar edhe një vilë në zonën e Palasës.


SPAK ka dyshime se vila i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt, por sipas burimeve, vila rezulton e regjistruar në emër të një personi tjetër.

Ky zhvillim vjen tre ditë pasi SPAK njoftoi se ish-zëvendëskryeministrit është marrë zyrtarisht nën hetim për tre vepra penale, si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Ahmetaj po hetohet nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

Pak ditë më parë, ai kundërshtoi kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së tij, si dhe banesën e ish-gruas.

Në ankimim citohej se kontrollet janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cenojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë ndërtesë. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori