Grupi “The Prodigy” ka kaluar në pozitën e parë të toplistës zyrtare në Britaninë e Madhe me albumin “The Day Is My Enemy”.

Kjo është hera e gjashtë që një album i bendit të njohur rrëmben pozitën e parë në top-listë.


“Chaos and the Calm” nga James Bay bie në pozitën e dytë, ndërsa Sam Smith me “In the Lonely Hour” është i treti, transmeton koha.net.

Ed Sheeran me “X” është në pozitën e katërt, teksa atë e përcjell Sia me “1000 Forms of Fear”.

Kjo top-listë merr për bazë shitjet e albumeve dhe shkarkimeve online gjatë javës.