LAJMI I FUNDIT:

Thashethemet ngrenë në këmbë refugjatët në Greqi

Thashethemet ngrenë në këmbë refugjatët në Greqi

Pas zërave në mediat sociale për hapjen e kufirit të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, janë mbledhur në Selanik 2,000 emigrantë, që duan të marshojnë në veri drejt Evropës. UNCHR u kërkon refugjatëve të kthehen në kamp.

Rreth 2,000 emigrantë janë gati të lenë çadrat e tyre në Greqi e të nisen drejt veriut për të hyrë në Evropë – si në kohën e krizës së refugjatëve në vitin 2015. Një numër i madh policësh grekë i ka penguar ata në marshimin e tyre, por në ditën e tretë të grumbullimit, ata shprehen hapur, se duan të marshojnë 60 kilometra në drejtim të Maqedonisë së Veriut për të ndjekur itinerarin e Ballkanit si në vitin 2015.

Aktualisht emigrantët banojnë në një kamp afër Diavatas, nga ku ata duan që të nisin marshimin. Në ditët e kaluara u përhap fjala në rrjetet sociale, se kufiri i Greqisë me Maqedoninë e Veriut është hapur. UNHCR ka paralajmëruar që të mos besohen zëra të tillë të përhapur. Emigrantët duhet të kthehen në kampet e tyre, autobusët për këtë janë gati. Edhe ministria greke bëri të qartë se nuk ka kufi të hapur. Policia kritikoi, se disa në kampin e Diavatas përdorin gratë dhe fëmijët si pararojë për të thyer bllokadën e policisë. Ka mes emigrantëve njerëz që duan të provokojnë tensione tha nëpunësi përgjegjës i Ministrisë së Migrimit për kampet në veriun grek, Nikos Ragkos.

Grumbullime të emigrantëve që duan të udhëtojnë drejt veriut ka pasur edhe në Athinë. 300 vetë të premten aty bllokuan stacionin e kryeqytetit grek. Lëvizja e trenave u pezullua për disa orë. Në kulmin e krizës së refugjatëve u ndërtua një gardh mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky gardh ekziston ende dhe vrojtohet. Me këtë u mbyll gati tërësisht itinerari i Ballkanit. Në vitet 2015 e 2016 erdhën më shumë se 1 milionë vetë përmes këtij itinerari në Gjermani. /DW/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori