LAJMI I FUNDIT:

“Thash në dreq, e dija se do bëhesha milioner” – Song zbulon se si kaloi te Barcelona, makina e shtrenjtë te Arsenali dhe Thierry Henry

“Thash në dreq, e dija se do bëhesha milioner” – Song zbulon se si kaloi te Barcelona, makina e shtrenjtë te Arsenali dhe Thierry Henry

Alex Song ka folur hapur duke thënë se ai po e shpërdoronte kohën e tij te Arsenali dhe se te Barcelona kaloi thjeshtë për para.

Dhe mesfushori kamerunas, i cili kaloi shtatë sezone me The Gunners , tregoi se si duhej të hiqte qafe makinën e tij të re, ndërsa po shpenzonte të gjitha paratë e tij për derivate.


Song u largua nga Londra e Veriut për në Barcelonë në vitin 2012. Ai tani është një agjent i lirë pasi u përjashtua nga klubi zviceran Sion në mars për refuzimin e uljes së pagës.

33-vjeçari bëri 215 paraqitje në Arsenal, duke shënuar 10 gola, pas lëvizjes së tij nga Bastia.

Song kujtoi kohën e tij te skuadra londineze në një bisedë në Instagram me bashkatdhetarin e tij, yllin e basketbollit të Toronto Raptors, Pascal Siakam.

Ish-anëtari i Gunners tha: “Shumica e futbollistëve jetojnë përtej mundësive të tyre. Unë kam qenë në Arsenal për tetë vjet, por vetëm fillova të fitoj një jetesë të mirë në katër vitet e fundit”.

“Kjo ishte për shkak se rroga ime u rrit shumë – por edhe sepse unë kuptova se çfarë shpërdorues i parave isha”.

“Kur u bashkova për herë të parë (me Arsenalin) po merrja 15,000 mijë funte në javë. Unë isha një djalë i ri dhe isha në ekstazë”.

“Unë doja të fërkoja shpatullat (të krahasohesha) me djemtë e mëdhenj. Mund të blija ku të doja dhe të kisha netë të çmendura”.

“Do të shkoja në stërvitje dhe do të shihja Thierry Henryn – Mbretin – të kthehej me një makinë luksoze. Unë i thashë vetes se doja të njëjtën makinë me çdo kusht”.

“Shkova në bashki, nënshkrova letrat dhe rregullova ta paguaja atë me këste – dhe ashtu si Mbreti kisha të njëjtën makinë”.

“Por, betohem se duhej ta dorëzoja makinën brenda dy muajsh. Të gjitha paratë e mia po shpenzoheshin në benzinë”.

“Unë u thashë atyre: ‘Më jepni një Toyota – kjo makinë është shumë për mua’. Kur shkova në stërvitje, Thierry më pyeti: ‘Ku është makina jote?’. Unë i thashë se është në një nivel më të lartë se unë”.

“Gjatë gjithë kohës time në Arsenal nuk munda të kurseja as 100,000 mijë funte, ndërsa njerëzit menduan se unë duhet të isha milioner”.

“Kur Barcelona më ofroi një kontratë, dhe unë pashë sa do të fitoja, nuk mendova dy herë. Ndjeva se gruaja dhe fëmijët e mi duhet të kishin jetë të rehatshme pasi karriera ime të mbaronte”.

View this post on Instagram

A post shared by a.song17 (@17alexsong)

“Takova drejtorin sportiv të Barcës dhe ai më tha se nuk do të luaja shumë ndeshje”.

“Por, mua nuk më bëhej vonë se sa do të luaja dhe thash në dreq. E dija që tani do të bëhesha milioner”.

“Unë gjithmonë do të them se një 20-vjeçar që drejton një Ferrari është një njeri i varfër, pasi në atë moshë ai ende nuk ka arritur asgjë”.

“Por, një njeri me 50 që drejton një Bentley është një njeri që duhet të respektohet”, ka shtuar ai.

Song, që bëri 49 paraqitje, kishte disa huazime si në, Charlton dhe West Ham dhe gjithashtu luajti për Rubin Kazan. Ai tani luan për skuadrën Djiboutian Arta / Solar7. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori