Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i San Marinos

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga Ambasadori i San Marinos, Stefano Stolfi.
Presidenti Thaçi i ka uruar suksese në detyrën e re ambasadorit Stolfi.
“Kosova është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin me të gjitha shtetet mike dhe i jemi mirënjohës edhe autoriteteve në San Marino për mbështetjen e vazhdueshme”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, Ambasadori i San Marinos, Stefano Stolfi, theksoi se pret një thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror në vitet e ardhshme.
Presidenti Thaçi dhe ambasadori Stolfi diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, artit dhe kulturës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate










































