Thaçi ka rikujtuar se kosovarët si evropianë të rinj dhe tejet të talentuar po arrijnë suksese të mëdha ndërkombëtare si në muzikë, sport apo në kinematografi.

Ai ka përmendur yllin e muzikës me famë botërore, prishtinasen Rita Ora, xhudisten pejane Majlinda Kelmendin, si dhe ka thënë se gjysma e futbollistëve të kombëtareve të Shqipërisë dhe Zvicrës janë nga Kosova.


Thaçi në intervistën e tij për HRT ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ka hapur portat për përshpejtimin e ndërkombëtarizimit të plotë të sportit kosovar.

“Shpresoj që së shpejti do të bëhemi anëtarë të UEFA-s dhe FIFA-s dhe, së këndejmi, mund të paralajmëroj spektakle futbollistike, në një të ardhme të afërt, në Zagreb dhe Prishtinë. Dihet se shumë futbollistë kosovarë kanë luajtur në Dinamon e Zagrebit, Hajdukun e Splitit dhe në Rijekë”, ka përfunduar Thaçi. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app