Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin amerikan CNN ka folur për ndeshjen e sotme ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, që do të zhvillohet në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve të botërorit.
CNN transmeton intervistën e Thaçit, i cili ka theksuar se rruga e Kosovës drejt skenës ndërkombëtare është përshpejtuar më shumë nga sporti se nga politika.
“Nëse ju jeni një shtet i ri dhe synoni të keni ndikim në botën e sportit, atëherë një medalje e artë olimpike dhe debutimi në kualifikimet për Kupën e Botës është një fillim i përsosur”, ka thënë presidenti Thaçi, transmeton CNN.
Thaçi për këtë medium me ndikim botëror ka thënë se këto dy ngjarje sportive, dëshmojnë se sporti shpesh herë mund të thyej barriera, në të cilat diplomacia shpeshherë dështon.
“Në sport jemi duke lëvizur shumë më shpejt se në politikë”, ka thënë Thaçi në këtë intervistë ekskluzive për CNN.
“Sporti është duke hapur dyer për suksese të radhës politike, duke i dhënë Kosovës një imazh pozitiv. Sot krejt bota e njeh Majlinda Kelmendin. Në Brazil, i cili nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, ne kemi qenë pjesëmarrës në Olimpiadë, ku flamuri i Kosovës ka valuar dhe himni është luajtur”, ka shtuar Thaçi.
Presidenti ka thënë se kombëtarja e është simboli i shtetit, e prezanton identitetin, flamurin, himnin. “Është burim i krenarisë sonë. Është diçka që më bën të ndjehem krenar që jam kosovarë”, ka thënë ai.
CNN shkruan se presidenti i zgjedhur në maj të 2016, Thaçi ka përjetuar me kënaqësi ngritjen e Kosovës në skenën e sportit. Mediumi amerikan shkruan se Thaçi ishte në Turku të Finlandës, për të shikuar ndeshjen, ku Kosova nxori një barazim të vlefshëm.
“Fitorja e medaljes së artë olimpike mbylli kapitullin e izolimit të sportistëve tanë. Ajo ka hapur mundësi për talentin dhe rinisë kosovare. Kjo nga ana tjetër do të rrisë cilësinë e talenteve në atletët dhe gjithashtu strukturën e sportive në vend”, ka thënë Thaçi.
CNN shkruan se sot Thaçi do të udhëtojë në Stadiumin shqiptar “Loro Borici”. “Djali i tij, Endriti, një mbështetës i flaktë i Real Madritit, do të jetë po ashtu pjesë e mija fansave kosovarë”, shkruan CNN.
Në këtë Intervistë, Thaçi ka fol edhe për ndeshjen me Kroacinë. “Është një ndeshje historike për shtetin tonë. Kroacia luan futboll të klasit botëror, por topi është i rrumbullakët, është i njëjtë për dy kombëtaret. Mendoj që mund të mposhtim Kroacinë me talentin tonë”, ka shtuar ai.
Në fund presidenti i Kosovës ka thënë për CNN se ndeshja do të zhvillohet ndërmjet dy shteteve mike. “ Do të jetë një festë, një fitore sportive për të dy kombëtaret, sepse të dyja kanë qenë viktima të luftës”, ka theksuar Thaçi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Granit Xhaka i Bayer Leverkusen i ka tejkaluar pritshmërit, duke u kthyer në zemrën e skuadrës së Xabi Alonso
Prezantimi i Kylian Mbappes te Real Madridi do të jetë i inspiruar nga transferimi i Ronaldos në Bernabeu
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve
Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG
Konfirmohet ftesa e parë e Sylvinhos për Euro 2024, klubi i njohur jep njoftimin për sulmuesin
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi
Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk
Dy ofertat që Arda Guler i ka refuzuar tashmë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi