LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për AFP: Ky është momenti i duhur për marrëveshje me Serbinë

Thaçi për AFP: Ky është momenti i duhur për marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për AFP, ka thënë se “Do të punojmë bashkë të definojmë kufijtë, siç kemi bërë me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, por nuk do të ketë kufij të bazuar në vija etnike”.

Kreu i vendit ka thënë se Kosova do të mbetet multietnike, dhe se falë kësaj marrëveshje regjioni do të jetë më i sigurt.


“Kosova do të mbetet multietnike , po ashtu edhe Serbia, popullata nuk do të zhvendoset. Regjioni do të jetë më i sigurt duke iu falënderuar kësaj marrëveshjeje”, u shpreh ai.

Duke folur për takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel, ai ka thënë se  takimi ishte i vështirë, por i rëndësishëm për fazën përfundimtare të  normalizimit të marrëdhënieve  në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se tani është momentumi i duhur dhe lidershipi i duhur për arritjen e marrëveshjes. E, një marrëveshje e tillë sipas tij duhet të jetë rreth, njohjes së dyanshme të Kosovës dhe Serbisë, (a) marrëveshje ligjërisht obliguese, një mundësi për Kosovën të anëtarësohet në KB sepse Rusia do të tërhiqte veton në Këshillin e  Sigurimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i Kosovës, duke folur për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ka thënë se “Forcat e Armatosura të Kosovës do të krijohen. Kjo është një marrëveshje e bërë” dhe se sipas tij “Çdo gjë që bëjmë do të jetë kushtetuese dhe ligjore, do të jetë një proces gradual, i koordinuar me partnerët tanë në NATO dhe SHBA”.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori