LAJMI I FUNDIT:

Thaçi para takimeve në Bruksel: Fazë e re e dialogut Kosovë-Serbi, marrëveshja ka kuptim vetëm me njohje reciproke (Video)

Thaçi para takimeve në Bruksel: Fazë e re e dialogut Kosovë-Serbi, marrëveshja ka kuptim vetëm me njohje reciproke (Video)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi para takimit me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe me presidentin serb, Aleksander Vuçiq në Bruksel në një deklaratë për media tha se Kosova dhe Serbia po hyjnë në një fazë të re të dialogut për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, historike dhe të paqes.

Thaçi tha se ky proces i dialogut do të shënojë një progres për shtetin e Kosovës dhe Serbinë, për paqen dhe stabilitetin në rajon.


“Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa dhe vështirësi të mëdha, por ia vlen për të punuar për të shënuar progres”, tha presidenti Thaçi, raporton Telegrafi.

Sipas tij, kjo gjendje dhe ky ‘konflikt i ngrirë’ është i paqëndrueshëm dhe duhet lëvizur drejt një të ardhme euro-atlantike të Kosovës, por edhe të Serbisë.

Presidenti i vendit edhe në Bruksel para takimit me Mogherinin theksoi se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi ka kuptim vetëm kur ndodh njohja reciproke dhe që kjo pastaj nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ai tha se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të ndërlidhet me çështje tjera në botë.

Sipas tij, po ashtu do të ruhet karakteri multietnik në Kosovë dhe të gjitha tonet kërcënuese sipas tij për luftë dhe refugjatë janë absurde. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori