Partia Demokratike Shqiptare në lagjen Çarshi të Epërme në Tetovë mbajti takime me qytetarët ku kreu i partisë Menduh Thaçi dhe nënkryetari Bardhyl Dauti ju bëri thirrje të pranishmëve të japin mbështetje për kandidatin presidencial Stevo Pendarovski.

Të dy theksuan se me këtë jepet mbështetje edhe bashkësisë ndërkombëtare që kanë ndihmuar në arritjen e rezultateve politike deri tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është moment i rëndësishëm në drejtimin e dhënies së përkrahjes të kandidati presidencial, në këtë rast do të thotë përcaktimi i shqiptarëve për BE dhe NATO integrimet. Këto që mbështeten Blerim Rekën po përhapin patriotizëm të rremë, ne kishim kandidatin Iljaz Halimin në vitin 2014, por nuk e votuan. Ne mbetëm pas mënyrës së konsensualiteti të marrjes së vendimeve tani në zgjedhjet presidenciale, por edhe në të ardhmen sipas përcaktimeve tona, në mënyrë koncensuale të vendoset në Kuvend dhe për buxhet të barabartë të shpërndarjes së buxhetit”, tha Thaçi.

Nënkryetari i partisë, Dauti tha se me këtë zgjedhje të kandidatit presidencial, anëtarët e PDSH-së bëjnë hap drejt realizimit të orientimit ideologjik drejt BE-së dhe NATO-s./Telegrafi/