LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e dekoroi komandantin e KFOR-it me Medalje Ushtarake

Thaçi e dekoroi komandantin e KFOR-it me Medalje Ushtarake

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e dekoroi komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka thënë se gjeneralmajori Salvatore Cuoci, i cili po e përfundon mandatin e tij në vendin tonë, e ka udhëhequr KFOR-in me profesionalizëm të një ushtaraku superior.

“Jeni kujdesur jo vetëm për trupat e KFOR-it, por keni qenë i vëmendshëm edhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. E vlerësojmë lart bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kosovës në garantimin e sigurisë”, ka thënë presidenti.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, e ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin dhe vlerësimin e angazhimit të tij në Kosovë.

“Do ta ruajmë përkushtimin për paqen në Kosovë“, u shpreh Gjenerali Cuoci.

Presidenti Thaçi, po ashtu, gjeneralmajorin Salvatore Cuoci e ka falënderuar edhe për bashkëpunimin e afërt me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në këtë fazë të rëndësishme kur po bëhet gati që të transformohet në Ushtri të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori