LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Dëshiroj të besoj se BE-ja do të fillojë të ndryshojë pozitivisht për Kosovën

Thaçi: Dëshiroj të besoj se BE-ja do të fillojë të ndryshojë pozitivisht për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka filluar që përmes video-Selfie, një formë e re e komunikimit, të përcjell mesazhe për ngjarje të ndryshme politike.

Thaçi ka komentuar takimin që javën e kaluar kishte bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit perëndimor me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Moghernini.


“Gjatë javës që lamë pas zhvilluam një darkë pune në Bruksel me znj. Mogherini. Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor treguan përvojat e punës, sfidat dhe ballafaqimet për të ardhmen evropiane të vendeve tona. Ishte konkludim i përbashkët i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe një zhgënjim masiv i shprehur për mosangazhimin konkret të Bashkimit Evropian për shtetet e rajonit tonë”, ka thënë Thaçi në profilin e tij në Instagram dhe në video-selfie në Facebook.

Ai më tej ka theksuar se një zhgënjim ky që përcillet edhe në Kosovë, në veçanti me jo liberalizimin e vizave, kur ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret. Kjo sipas tij po ndodh për shkak të mungesës së unitetit evropian. Por, ne e kemi vetëm një të ardhme, atë evropiane.

“Prandaj, BE-ja dhe liderët e saj, në këtë kohë të mungesës së vizionit të tyre duhet të dëshmojnë se nuk do t’i bëjnë gabimet e liderëve të fillimviteve të 90-ta të BE-së, në kohën e fillimit të krizës jugosllave. Sepse, gjithmonë në Ballkanin Perëndimor ka potenciale të rrezikshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, ka shtuar ai.

Thaçi në këtë video ka thënë se Kosova dëshiron të besojë se BE-ja do të fillojë të ndryshojë pozitivisht për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori