“Menaxheri dhe pronarët janë shumë ambiciozë, këtë e pata të qartë që në takimin e parë me ta. Ky është një rast që të përfshihen nga fillimi, kam mundësinë t’i ndihmoj ekipit në ndërtimin e kësaj përvoje të veçantë”, ka thënë Tevez.

“Shpresoj se do të fitoj shumë trofe me Cityn. Ka një ndjenjë ngazëllimi në klub. Shikojeni kualitetin e lojtarëve të cilët kanë arritur dhe atyre për të cilët flitet se do të arrijnë”.

“Kjo është një aventurë e re për mua dhe dua t’i falënderoj njerëzit që ma mundësuan këtë”, ka shtuar argjentinasi mes tjerash.

telegrafi sport app