Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në konferencën në Vjenë mbi temën “Informimi financiar si katalizator për integrim” tha se “Transparenca fiskale për vetëm një vit është përmirësuar dukshëm. Qytetarët dhe kompanitë kanë qasje në shpenzimin e mjeteve, dhe janë bërë edhe pesë reforma sistematike”.
Ministri i Financave foli për tre segmentet kyçe nga kjo fushë siç janë, transparenca financiare, kontabilitetin si dhe menaxhimin me financat publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Besojmë se hapi i parë që duhet bërë për të pasur institucione më të mira në Ballkan është transparenca fiskale. Nëse qytetarët dhe kompanitë dinë se si institucionet publike shpenzojnë mjetet që janë mbledhur nga tatimet, ata do të bëjnë presion që shpenzimi të jetë në mënyrë më efikase”, theksoi ministri Tevdovski.
Ai potencoi se po publikohen raporte për zbatimin e buxhetit nga ana e shfrytëzuesve buxhetor dhe nga komunat në muaj dhe në tre muaj dhe se është vendosur që të gjitha marrëveshjet për furnizime publike dhe ankesa të publikojnë në ueb dhe e njëjta ka të bëjë me të gjitha institucionet.
Tevdovski shtoi se qëllimi është që të rritet transparenca dhe përgjegjësia e sektorit privat dhe se në këtë drejtim është e rëndësishme përmirësimi i cilësisë së raporteve të kontabilitetit dhe auditimit dhe përputhshmëria me direktivat dhe standardet e BE-së.
Konferenca është e përkushtuar për rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik dhe privat dhe reformat për promovimin e informacionit financiar. Siç thonë organizatorët, reformat në këtë sektor kontribuojnë në zhvillimin e tregut të kapitaleve, tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e ekonomisë. Në konferencën ministrore marrin pjesë mbi 300 përfaqësues nga 13 vende, përfshirë ministrat e financave, kryetarët e organeve rregullatore, përfaqësuesit bashkësisë akademike dhe të sektorit të biznesit, si dhe nga institucionet e BE-së./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë