LAJMI I FUNDIT:

Teuta Arifi promovon aplikacionin ”Unë për Tetovën” (Foto)

Teuta Arifi promovon aplikacionin ”Unë për Tetovën” (Foto)

Teuta Arifi sot ka prezentuar web aplikacionin ”Unë për Tetovën” e ideuar nga Zyra për komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun dhe e realizuar nga ”Tree of life”. Ky aplikacion mundëson që qytetarët të paraqesin problemet e tyre në infrastrukturë, ekologji, urbanizëm dhe ndriçim publik, veprimtari publike, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Unë Për Tetovën si një ueb aplkacion modern, është dizajnuar në mënyrë që të mund të përdoret dhe kuptohet nga qytetarët e moshave dhe profileve të ndryshme, duke mundësuar që përmes disa klikimeve qytetari të arrijë të raportojë problemin me të cilin përballet në lagjen, rrethin e tij, apo më gjërë.” thuhet në prezentimin e Arifit për këtë aplikacion./Telegrafi/


Unë për Tetovën