Me qëllim të tërheqjes së kapitalit privat, por edhe përmirësimit të kushteve dhe shtimit të numrit të vendeve për parkim në Tetovë, komuna e Tetovës, ka nisur debatin publik për dhënie me koncesion të Ndërmarrjes “Parkingjet e Qytetit”. Parkingjet do të jepen me qira për kohëzgjatje prej 20 vitesh, ndërsa kushtet e kërkuara nga komuna janë, të mos rriten çmimet e orëve të parkimit si dhe shtim të vendeve për parkim dhe investime rreth modernizimit të kësaj ndërmarrjeje.
“Komuna është në gjendje të rënduar financiare, andaj shumicën e këtyre shërbimeve do shkojmë t’i realizojmë edhe me tërheqjen e kapitalit privat, me çka më mirë dhe më shpejtë do të mund të zgjidhim një pjesë të problemeve që ka qyteti. Sigurisht që me ardhjen tonë kjo ndërmarrje, nga ndërmarrje me humbje ku ndanin çdo tre-katër muaj mjete për punëtorët, ne arritëm ta stabilizojmë por tani bëhet fjalë për investime më serioze për t’u rritur numri i parkingjeve si dhe mbushjen e arkës së komunës për të realizuar projekte me interes publik dhe kemi vendosur të zgjedhim modelin e disa qyteteve që kanë aplikuar modelin e partneritetit publik-privat”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.
Marjan Nikollovski, kryetar i Qendrës për studime ekonomike, ka deklaruar me këtë rast se dhënia me koncesion i parkingjeve të qytetit, të paktën duhet të jetë për 20 vite, me qëllim që, leverdia të jetë e dyanshme, edhe e investitorit të ardhshëm, por edhe e komunës së Tetovës e cila fillimisht, është paraparë të ketë një vjelje prej 5 për qind nga gjitha fitimet e Ndërmarrjes Parkingjet e Qytetit.
“A do të ketë fitim partneri privat, po do ketë dhe ky është motivi i hyrjes së tij në këtë lojë dhe të bëj investime për përmirësime. Do ketë fitime të kapshme, kështu thuhet në studim të biznesit. Kjo është pjesa e partnerit se ai po do ketë fitime por me kushte që do caktoj komuna dhe për atë ekziston marrëveshja 20 vjeçare. Komuna duhet ta kuptoj se ajo nuk është subjekti por komuna është ndërmjetësuesi. Qytetarët janë ata që duhet t’i gëzojnë beneficionet e kësaj marrëveshje edhe atë në mënyrë vizuale dhe të xhepit të tyre, por edhe të mbledhjes së më shumë të hyrave në arkën e komunës. Andaj, ne i rekomandojmë këshillit komunal që të sjellë vendim që komuna të futet në partneritet privat publik”, u shpreh Marjan Nikollovski, QAE.
Ndryshe, ndërmarrja e Parkingjeve të qytetit, edhe pse me dhënien e rrogave të punëtorëve është stabilizuar, megjithatë, e njëjta, ende është në borxhe ndaj Drejtorisë së të Hyrave Publike, por edhe në kredi që u mor që në përbërjen e kaluar. Studimi që u prezantua para punëtorëve të parkingut të qytetit dhe banorëve, në seancën e radhës pritet të jetë edhe para këshilltarëve për të dhënë ose jo aminin për dhënien e të njëjtit nën koncesion./Alsat/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin për Asociacionin, nëse ka pajtueshmëri mund të vazhdojmë tutje

Opozita në Prishtinë merr nën menaxhim dhjetë ndërmarrjet publike komunale

Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

Gashi i reagon Ramës: Statutin e Asociacionit mund ta propozojë vetëm Qeveria e Kosovës

Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë

Ish-ministrja e Jashtme: ‘Agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?