LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, 3 të arrestuar për incidentin me armë zjarri

Tetovë, 3 të arrestuar për incidentin me armë zjarri

Tre persona janë arrestuar nga përleshja me armë mbrëmë në qytetin e Tetovës. Lajmi është konfirmuar gjithashtu edhe nga SPB Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Më 30.11.2018 në orën 21:07 në SPB Tetovë është lajmëruar se në afërsi të objektit hotelerik në rrugë “Marshall Tito” disa persona kanë gjuajtur me armë, por nuk ka të lënduar. Zyrtarët policor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se më herët pas një zënkë në kazino në mes N.M. (34) dhe D.M (43) nga fshati Llacë dhe B.D. nga Tetova, nga ana tjetër kanë dalur jashtë në rrugë dhe kanë gjuajtur me armë ku janë kyçur dhe disa persona tjerë”, thonë nga SPB Tetovë.

Të lënduar nuk ka. Policia ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Krisma në Tetovë
Lexo po ashtu Krisma në Tetovë

Policia ka arrestuar B.D. dhe D.M. s dhe R.Xh (28) të cilët janë dërguar në stacioni policor në Tetovë./Telegrafi/