Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

2016/04/Policia-Stop.jpg

Një motoçiklist humbi jetën në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 12:46 në rrugën "Done Bozhinov" në Kumanovë.
Siç raportohet nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës, në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh "Seat", i drejtuar nga A.A. (64) nga Kumanova, dhe një motoçikletë e drejtuar nga D.S. (49).
Nga lëndimet e marra, motoçiklisti vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa vdekja u konfirmua nga një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.
Inspektimi i vendit të aksidentit është duke vazhduar.
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

































