LAJMI I FUNDIT:

Tetë të vdekur në përleshjet në Filipine

Tetë të vdekur në përleshjet në Filipine

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën të martën, në përleshjet e armatosura ndërmjet forcave të sigurisë filipinase dhe ekstremistëve nga grupi Abu Sajaf në provincën Bohol në Filipine.

Zyrtarët ushtarakë thanë se kanë humbur jetën dy ushtarë, një polic dhe të paktën pesë ekstremistë në të shtënat në provincën, e cila është e njohur për pushimore dhe kafshë të egra.


Sulmuesit arritën në mëngjes me tri anije dhe morën tri shtëpi para se të vinte deri te përleshja me ushtrinë dhe policinë.

Provinca Bohol ndodhet larg bazës së ekstremistëve në xhunglat e Filipineve jugore, por autoritetet amerikane paralajmëruan se ekstremistët mund të ikin me pengje edhe në pjesën qendrore të vendit.

Ekstremistët nga grupi Abu Sajaf në të kaluarën arritën me anije nga Malajzia dhe kidnaponin turistët.

Abu Sajaf ndodhet në listën amerikane të organizatave terroriste në Filipine dhe SHBA-ve për shkak të sulmeve me bomba, kidnapimeve, ndërsa disa nga komandantët e organizatës kanë shfaqur afërsi me Shtetin Islam, transmeton KP. Vlerësohet se si pengje në xhungël mbajnë 29 persona, në mesin e të cilëve ka edhe të huaj.